
Arkiva objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit është shpallur zyrtarisht pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar Memory of the World nga UNESCO.
Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, teksa drejtori i muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi”, Luçjan Bedeni e ka cilësuar si një ndër vlerësimet më të larta që i është bërë trashëgimisë kulturore shqiptare si dhe një nder i madh për Shkodrën qytetin që i dha jetë artit, kulturës si dhe kujtesës së një kombi.
“Një nga thesaret më të çmuara të kujtesës sonë kombëtare shpallet tashmë trashëgimi botërore!
Nga zemra e Shkodrës kjo pasuri e rrallë fotografike që ka përjetësuar imazhin, jetën, historinë dhe shpirtin e shqiptarëve, merr sot vlerësimin më të lartë ndërkombëtar!
Ky nuk është thjesht një vlerësimin i kontributit të Marubëve, themeluesve të fotografisë shqiptare, por edhe një vlerësim i jashtëzakonshëm për Shkodrën, qytetin që i dha jetë artit, kulturës dhe kujtesës së një kombi.
PËR HERË TË PARË, Shkodra ka një pjesë të sajën në Kujtesën e Botës! KRENARË pa fund për këtë arritje që i jep zë, dritë dhe përjetësi një trashëgimie unike”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Kulturës.
View this post on Instagram