Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka shprehur urimet më të përzemërta për këngëtaren dhe kompozitoren shqiptaro-zvicerane Elina.
Duni do të nderohet me Çmimin Zviceran të Xhazit më 28 qershor, një nga vlerësimet më të larta në skenën muzikore të Zvicrës.
Ky çmim përfaqëson një njohje të merituar për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në krijimin e një urë të veçantë mes muzikës tradicionale shqiptare dhe xhazit bashkëkohor evropian, duke e pozicionuar Elina Dunin si një ambasadore të denjë të kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.
“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë shpreh urimet më të përzemërta për këngëtaren dhe kompozitoren shqiptaro-zvicerane Elina Duni, e cila me datë 28 qershor, do të nderohet me Çmimin Zviceran të Xhazit 2025, një nga vlerësimet më prestigjioze në skenën muzikore zvicerane.
Me një zë unik dhe një ndjeshmëri të jashtëzakonshme artistike, Elina Duni ka krijuar një urë të rrallë midis muzikës tradicionale shqiptare dhe xhazit bashkëkohor evropian, duke përfaqësuar me dinjitet kulturën shqiptare në skenat ndërkombëtare.
Kontributi i saj artistik jo vetëm që është vlerësuar nga kritika, por edhe ka frymëzuar një brez të tërë artistësh të rinj. Urime dhe suksese të mëtejshme.”