Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

AKOMA e Rozana Radit dhe Sany Dimitrit po thyen rrjetin, këngëtarja shqiptare ia del të korrë sukses me Këngën Magjike

Shkruar nga Newsbomb

AKOMA e Rozana Radit dhe Sany Dimitrit po thyen rrjetin, këngëtarja

E bardha është ngjyra që simbolizon pastërtinë, sinqeritetin por edhe pafajësinë. Jo më kot Rozana Radi e ka zgjedhur si simbolin e këngës së saj AKOMA, që siç po duket, është duke thyer rekordet e shikimeve dhe pëlqyeshmërisë në të dy anët e kufirit.

Përpara se të merremi me tekstin, ku Rozana Radi prej vitesh po shkëlqen edhe si tekst-shkruese, përveçe pozicionimin e saj të hershëm si këngëtare dhe më së fundi edhe si moderatore, detajet e këngës dhe përcjellja e tyre në mënyrë origjinale për publikun grek dhe shqiptar, bëjnë diferencën ndër ato që janë prezantuar deri më tani tek Kënga Magjike.

Jo më kot dhe media greke ka filluar të shkruajë për këngën dhe emocionet që ajo përcjell. Dhe nuk është e rastit se Rozana zgjodhi një prej këngëtarëve të njohur grek Sany Dimitri, që i sjell kësaj lirike emocione që shkojnë përtej zhdërvjelltësisë që sjellin vargjet e këngës.

Lirika në vetvete është një himn për dashurinë, ndërkohë Bardhësia e sjell nëpërmjet veshjeve nga stilisti i njohur shqiptar Joni Peçi plotëson panoramën e sinqeritetit të marrëdhënies. A ka kjo këngë elementë të sinqeritetit dhe bardhësisë që duhet të ekzistojnë edhe mes dy popujve, që për nga gjeografia, janë të destinuar të jenë fqinj e miq po ashtu? Nëpërmjet muzikës, tekstit dhe bashkëpunimit, mund të thuhet se “PO”, Rozana Radi dhe Sany Dimitri ia kanë dalë të thonë nëpërmjet mesazhit të bashkëpunimit edhe këtë fakt.

Kemi parë bashkëpunime të mëparshme të këngetarëve të ndryshëm shqiptar me ata grekë dhe dihet shumë mirë që edhe për shkak të integrimit të më shumë se 700 mijë shqiptarëve në vendin fqinjë, kultura greke e përfaqësuar nëpërmjet muzikës është përqafuar më së miri nga publiku shqiptar.

Por kjo lirikë e sjellë në Kënga Magjike 2024 kërkon mbështetjen e të gjithëve, jo vetëm si një himn për dashurinë, por edhe për miqësinë dhe bardhësinë e marrëdhënieve mes dy popujve tanë. Ndaj, askush nuk e di tani nëse kënga AKOMA do të jetë fituse e këngës magjike, por ajo që dihet me siguri është se vetëm dy ditë pas lancimit të saj për publikun e gjerë, kënga ka marrë duartrokitjet dhe mbështetjen e publikut të gjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese