Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Agim Doçi në luftë për jetën, miqtë luten për shëndetin e tij! Shefja e QSUT në krye të ekipit mjekësor

Shkruar nga Newsbomb
Agim Doçi në luftë për jetën, miqtë luten
Poeti "Mjeshtër i Madh", Agim Doçi. © top-channel.tv/

Autori i mijëra teksteve të këngëve shqiptare dhe poeti i njohur, Agim Doçi është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, raporton newsbomb.al. Ai ka pësuar një goditje një goditje në tru dhe mjekët po bëjnë gjithçka për ta shpëtuar.

Miqtë e shumtë që Agim Doçi ka bërë gjatë jetës së tij kanë shkruar mesazhe, duke bërë thirrje që të gjithë të luten, që ai ta fitojë këtë betejë të vështirë.

Njeriu që dallohet për ironinë therëse dhe batutat e mprehta momentale, tani ka nevojë për lutjet tona dhe përkushtimin maksimal të mjekëve, të cilët siç mëson newsbomb.al, prej orës 05.30 të mëngjesit të kësaj të shtune ndodhen pranë tij.

Agim Doçi është dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht ndodhet në sallën e reanimacionit, nën mbikëqyrje maksimale.

Newsbomb.al mëson se në krye të ekipit të mjekëve të Spitalit të Neurologjisë nr.5 është vetë drejtoresha e re e QSUT, Alma Cani, duke provuar gatishmërinë dhe përpjekjet maksimale të mantelbardhëve për të mbajtur në jetë Agim Doçin.

Poeti ka pësuar infarkt në tru dhe duke qenë se nuk është hera e parë, gjendja shëndetësore është e rëndë. Ndihma e parë është dhënë menjëherë sapo ai ka mbërritur me urgjencë në spital, ndërsa tani 76 vjeçari ndodhet në sallën e reanimacionit.

I cilësuar si një poet kollos dhe një ndër mendjet më të mprehta shqiptare, Agim Doçi ka lindur më 9 Maj 1948. Ai është diplomuar për Inxhinieri, por kishte një pasion të rrallë për letërsinë dhe ka krijuar më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivalet shqiptare. Për kontributin e tij të pashoq, Presidenti i ndjerë Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh”.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese