Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

64 vite jetë për ikonën e humorit, Agron Llakaj feston sot ditëlindjen

Shkruar nga Newsbomb
64 vite jetë për ikonën e humorit, Agron Llakaj feston sot
Agron Llakaj

Ditë e bukur sot për familjen Llakaj në veçanti dhe për skenën shqiptare, teksa aktori i humorit Agroni, feston ditëlindjen e 64-të. Një vlerë e jashtëzakonshme për vendin tonë, teksa paralelisht me suksesin, ai ka ditur të ruajë gjithmonë kornizën e një familjari, gjyshi, bashkëshorti dhe miku përfekt.

Gjithmonë ka pasur dhe ende ka të njëjtin mision, që njerëzit të qeshin dhe të mësojnë sa më shumë përmes humorit të tij.

Agron Llakaj është veshur me shumë personazhe duke i imituar, shpesh duke qenë dhe sarkastikë me ta. Vijon të jetë ende pjesë e skenës, me të njëjtën dëshirë dhe me më shumë eksperiencë se vite më parë. Kauzat e tij janë dhe do të mbesin gjithmonë si vlerë e vyer për shoqërinë tonë.

Në këtë ditë të veçantë, edhe stafi i redaksisë së Newsbomb.al bashkohet me këtë gëzim të jetës së tij duke i uruar shëndet dhe jetë të gjatë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese