Kodiku Crosby-Schøyen, është libri më i vjetër në botë , i cili pritet që të arrijë shifrën 2.6 milionë dollarë kur të dalë në ankand në datën 11 qershor.
I cilësuar si libri më i hershëm liturgjik i krishterë, ai u shkrua në koptisht në papirus në Egjipt. Specialistët mendojnë se libri daton diku midis mesit të shekujve III dhe IV. Një nga dëshmitarët më të hershëm të përhapjes së krishterimit, pasi kodiku përmban letrën e parë të Pjetrit dhe Librin e Jonait.
Sipas shtëpisë ndërkombëtare të ankandeve Christie’s, e cila do të mbajë shitjen në Londër në datën 11 qershor, ky libër përmbart një vlere të rrallë kulturore, dhe për këtë çmimin i tij i shitjes mund të variojë midis 2.6 dhe 3.8 milion dollarëve.
Kodiku është pjesë e Papiruseve Bodmer, të cilat u zbuluan në vitet 1950 dhe përfshijnë tekste biblike, shkrime të krishtera dhe tekste letrare pagane. Faqet e tij ruhen në pleksiglas, të mbajtura në dy kuti druri që mbyllen. Thuhet se një skrib i vetëm ka shkruar kodin, i cili përbëhet nga 52 fletë - ose 104 faqe gjatë një periudhe prej 40 vjetësh në një manastir në Egjiptin e sipërm.
Ai u ble përfundimisht nga Universiteti i Misisipit ku qëndroi deri në vitin 1981. Në vitet 1988 u ble nga një koleksionist norvegjez i dorëshkrimeve Martin Schøyen. Si i tillë, kodiku është libri më i vjetër i njohur në pronësi të një subjekti privat.
Në një intervistë të dhënë për CNN, një specialist i lartë për libra dhe dorëshkrime në Christie's në Londër, Eugenio Donadoni, tha se ky libër do të jetë tërheqës për shumë institucione publike por gjithashtu dhe për përsona specifikë.
“Crosby-Schøyen është një nga dëshmitarët më të hershëm të një zhvillimi në transmetimin kulturor dhe tekstual. Në historinë e librit, ai nuk do të rivalizohej përsa i përket rëndësisë deri në daljen e shtypshkronjës së Gutenbergut dhe revolucionit të shekullit të 20-të që kaloi në botimin dhe komunikimin elektronik.” tha specialisti i Christie’s Eugenio Donadoni.
Ndërkohqë që shtoi se ai mbart një vlerë të shtuar në historinë e përhapjes së krishterimit:
“Është një nga shembujt më të hershëm të librit në formën që ne ende e njohim sot, dhe si më i hershmi në duar private, nuk ka gjasa që diçka e tillë të dalë më në ankand. Ky libër është i një rëndësie monumentale si dëshmi e përhapjes më të hershme të krishterimit rreth Mesdheut: Murgjit më të hershëm në Egjiptin e Sipërm në manastirin më të hershëm të krishterë po përdornin pikërisht këtë libër për të festuar festimet më të hershme të Pashkëve, vetëm disa qindra vjet pas Krishtit dhe vetëm njëqind e ca vjet pasi u shkrua Ungjilli i fundit”, tha ai.
Ai përmban dy tekstet më të hershme të plota të dy librave të Biblës, 1 Pjetrit dhe Jonait, të përdorura të dy në shërbimet e Pashkëve.
Ndërsa në faqen e internetit të shtëpisë së ankandeve Christie's shkruhet se ky libër është pjesë e një koleksioni shumë të rëndësishëm, pasi paraqet 100 vjet histori kulturore mbarëbotërore. “Rëndësia e materialeve në këtë koleksion shkon përtej qëllimit të një koleksioni privat, apo edhe të një koleksioni publik kombëtar. Shitja përfshin 1300 vjet histori kulturore dhe përfshin dorëshkrime të trashëgimisë botërore si Kodiku Crosby-Schoyen, Bibla Hebraike Holkham dhe Bibla Geraardsbergen, por edhe letërsi greke, kryevepra humaniste, një libër në pronësi të një shenjtori, ligji i hershëm anglez, një Kronika skoceze historikisht e rëndësishme dhe libërlidhja më e hershme e njohur.”
Kodiku është aktualisht i ekspozuar në Christie's Neë York, ku do të qëndrojë deri më 9 prill.