Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

10 vite nga Teatrit Kombëtar eksperimental "Kujtim Spahivogli", krijoi qytezën teatrore të Teatrove Kombëtare

Shkruar nga Newsbomb
10 vite nga Teatrit Kombëtar eksperimental "Kujtim Spahivogli",
 

Dhjetë vjet më parë,  u festua fillimi i rrugëtimit të Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli". Bashkë me fillimin e rrugëtimit u festua edhe  ngritja e Skenës Verore të Qytezës së Teatrove Kombëtare, mbi pishinë.

Shfaqja e asaj mbrëmjeje titullohej "Këngët e Jeronim De Radës". Për gjashtë vjetët e para, një kast i mrekullueshëm aktorësh, me një staf mbështetës të palodhur dhe të papërsëritshëm, e shëndërruan Teatrin Eksperimental jo vetëm në institucionin artistik më të mirë në vend, por nga gjërat më  frymëzuese në këtë vend.

Hapje e bukur  e dyerve për ëndërrimtarët, të talentuarit, të rinjtë në lulëzim, skenën e pavarur, teatrot profesioniste të qyteteve, pedagogët e Universitetit të Arteve. Asnjë pagesë qiraje për këdo.Teatri Eksperimental u shëndërrua në shkollë që për të mësuar nuk paguaje por paguheshe.

PUNË nga mëngjesi deri pasmesnate. ATMOSFERË. Tension magjik. dhe mbi të gjitha shumë DASHURI. Çdo vit 7 premiera për fëmijë me mbi 200 shfaqje.15 shfaqje me regjisorë të huaj, mbi 120 premiera, shumë prej tyre emblematike, dhe në stinën teatrore. Eksperimente, laboratorë, drymëzim vozitje e lirë, frymëmarrje ndryshe, rrugëtim në shtigje të pashkelura. Shumë festë. Në stinën 2018-2019, u realizuan 486 shfaqje, me 70 mijë spektatorë që ishte sa 10% e popullsisë së kryeqytetit. Brenda gjashtë viteve u ngritën 5 salla të reja të nivelit të lartë dhe garderoba e Teatrit Eksperimental u pasurua me mbi 1000 kostume që rrallë i kanë edhe teatrot me emër në Europë.

Punë shumë e madhe, histori e papërsëritshme, e pakonkurueshme dhe mbreslënëse.Qindra biznese dhe individë  dhanë çfarë duhej. Faleminderit publikut, krijuesëve, interpretuesëve dhe gjithë atyre që na mbështetën. Rrugëtim të pandalshëm Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli".

10 vite nga Teatrit Kombëtar eksperimental "Kujtim Spahivogli",
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese