Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

1 Qershori në komunizëm, kur fëmija shpallej “armik i klasës” se kishte dalë në Televizion (DOKUMENTI)

Shkruar nga Newsbomb
1 Qershori në komunizëm, kur fëmija shpallej “armik i
1 Qershori ne komunizem

Sot është 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në Shqipëri dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme. Poir si festohej ajo në komunizëm?!

Në dokumentet e arkivuara të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, tregohet tregon sesi një fëmijë, sipas Sigurimit, kishte depërtuar në Televizionin Publik Shqiptar dhe konsiderohej “armik i klasës”.

Bashkëpunëtori i ish-Sigurimit të Shtetit në Radio Televizionin Shqiptar raportonte para autoriteteve më datë 22.1.1986 se: "një fëmijë me përbërje të keqe politike është shfaqur në një emision televiziv për fëmijë transmetuar nga Televizioni Shqiptar."

Fëmija ishte fitues i një krijimi në revistën “Fatosi”, por burimi “ Kalaja”, rezident në TVSH, kishte zbuluar se gjyshi i fëmijës ishte në burg politik. Për këtë u bë mbledhje në RTSH sepse në shkollën nga vinte fëmija, nuk ishin marrë masat e duhura për studimin e biografisë së vogëlushit.

Sipas Sigurimit, edhe shkolla nga vinte fëmija, mësuesja e tij, kryeredaktorja e revistës “Fatosi” dhe regjisorja e programit kishin mbajtur “qëndrim liberal, duke i lënë shteg armikut të klasës të depërtonte në ekran”.

Revista “Fatosi” ishte revistë për fëmijë 6-12 vjeç, e shpërndarë në tirazh të gjerë në vitet ’80. Revista  botohej si organ i Komitetit Qendror të BRPSH (Bashkimit Rinor të Punës së Shqipërisë) dhe mbështetej në një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh, nxënësish dhe shkrimtarësh të kohës.

Dokumenti më poshtë është pjesë e Dosjes së Objektit të Rëndësisë së Veçantë të Radio Televizionit Shqiptar, deklasifikuar më 4.02.2021. (Lexo në galerinë më poshtë)

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed