Elia Zaharia duket se ka vendosur të lërë gjithçka pas dhe të shohë përpara në jetën e saj, qoftë dhe në atë profesionale. Divorci i bujshëm me Princ Lekën ishte kryefjalë në çdo medie, megjithatë tashmë Elia është rikthyer në skenë në Teatrin Metropol.
Një katastrofë familjare, “Para Perëndimit”, është shfaqja më e re që do të vihet në “jetë” nga Elia bashkë me aktorët e tjerë të teatrit.
Vlen për t’u përmendur fakti se në këtë shfaqje do të jetë dhe aktorja e madhe, Yllka Mujo, e cila do të interpretojë bashkë me vajzën e vet.
“Para Perëndimit” është një dramë që ka në fokus “mungesën e lirisë”. 70-vjeçari Matthais Clausen përballet me situatë kaotike, teksa bie në dashuri me një vajzë të re e cila quhet Inken, por pengohet për dashurinë e tyre. Problem kryesor për familjen e Matthais mbetet trashëgimia financiare, por dhe shpirtërore e familjes.