Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Kultivuan kanabis pranë shtëpisë, arrestohen dy të rinj në Kurbin, procedohet kryeplaku

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi akuzohen për kultivim kanabis.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit P. M., 29 vjeç dhe M. M., 24 vjeç, banues në Ferrë Trashë, Mamurras dhe është proceduar penalisht kryetari i fshatit.

Dy të rinjtë, sipas policisë janë kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tyre, në vendin e quajtur “Ferrë Trashë”, Njësia Administrative Mamurras, Kurbin.

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për M. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Ferrë Trashë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre.

Njoftimi i plotë i Policise:

Kurbin

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Procedohet penalisht kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Ferrë Trashë, Mamurras, Kurbin, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

P. M., 29 vjeç dhe M. M., 24 vjeç, banues në Ferrë Trashë, Mamurras.

Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tyre, në vendin e quajtur “Ferrë Trashë”, Njësia Administrative Mamurras, Kurbin.

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Ferrë Trashë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit “.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img