Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Kultivuan kanabis, policia e Tiranës arreston 47-vjeçarin dhe nipin e tij (EMRAT-DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Finalizohet një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike në Tiranë.

Policia bën me dije se ka arrestuar 47-vjeçarin Ferit Dedej, ndërsa në pranga ka rënë edhe nipi i tij me inicialet A.D.

Të dy dyshohet se kanë tentuar të kultivojnë kanabis në Zall – Bastar, e në momentin e arrestimit iu janë gjetur edhe sende të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Vazhdon puna e pandërprerë e strukturave te Komisariatit Policisë nr.4, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në kultivimin e bimëve narkotike.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua me sukses operacioni “SHËNGJINI Vogël ZALLBASTAR” u ndalua shtetasi:

1- Ferid Dedej, 47 vjeç, banues në fshatin Qafmollë të Njesisë Administrative Dajt Tiranë.

Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
2- A. Dedej, 17 vjeç, banues në fshatin Qafmollë të Njësisë Administrative Dajt Tiranë’
3- Abaz Gjediku, 53 vjeç, banues në Shëngjin i Vogël njësia Administrative Zallbastar, me detyrë kryetar (kryeplak) i fshatit, për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Ndalimi shtetasit Ferid Dedej, u bë pasi në bashkëpunim me nipin e tij të mitur A.D (të cilin e ka shtyrë në krim), në vendin e quajtur “Shëngjini Vogël Zallbastar, janë autorët e kultivimit të një sasie të bimëve të dyshuar narkotike të llojit “Canabis Cativa”, me lartësi deri në 1.5 metër, nga të cilat u asgjësuan, në vendin e ngjarjes, me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve procedurale gjatë kontrollit banesës së shtetasit Ferid Dedej, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 3 (tre), radio marrëse dhënëse, që përdoreshin nga autorët gjatë kohës që shërbenin në parcele.
– 1 (një), armë e ftohtë thikë,
– 4 (katër), telefona celularë.
– disa veshje që shtetasit, kanë përdorur për t’u kujdesur për bimët narkotike .

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “shtytje të miturit në krim”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “prerje paligjshme e pyjeve”, “shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 284/2 , 248, 279, 205, dhe 129 të Kodit Penal.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img