Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Kultivuan kanabis në tokat e tyre, arrestohen katër persona në Vaun e Dejës (Emrat)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër persona janë arrestuar në Shkodër pasi kishin kultivuar bimë narkotike në pronat e tyre.

Policia bën me dije se gjatë operacionit të koduar “Naraçi” u prangosën shtetasit Aleksandër Dodani, 30 vjeç, Gjergj Mardoda, 64 vjeç, Mark Mardoda, 56 vjeç dhe Alvaro Mardoda, 21 vjeç, të katërt banues në fshatin Naraç.

Gjatë operacionit, nga kontrollet e ushtruara në tokat në pronësi të katër të arrestuarve në këtë fshat, policia gjeti të kultivuara bimë kanabisi.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim

Njoftimi i plotë i Policisë Vau i Dejës, Shkodër:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Naraçi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës.

Gjatë operacionit janë vënë në pranga 4 persona që kishin kultivuar bimë narkotike në pronat e tyre

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, si rezultat i kontrollit të territorit,  bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës u finalizua operacioni policor i koduar “Naraçi”, në  kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit:

Aleksandër Dodani, 30 vjeç, Gjergj Mardoda, 64 vjeç, Mark Mardoda, 56 vjeç dhe Alvaro Mardoda, 21 vjeç, të katërt banues në fshatin Naraç.

Gjatë operacionit, nga kontrollet e ushtruara në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, në fshatin Naraç, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve  narkotike” kryer në bashkëpunim”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img