Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kultivuan kanabis në Mirditë dhe Lezhë, 5 të arrestuar dhe 5 nën hetim në gjendje të lirë (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka arrestuar 5 persona dhe ka proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi janë kapur duke kultivuar lëndë narkotike.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe një armë zjarri automatik dhe fidanë kanabis.  

Gjithashtu për këtë rast janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, Nikol Kolla me detyrë kryetar i fshatit Xhuxhë dhe Shkurt Marku, me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Fan, Mirditë.

Të arrestuarit janë Astrit Lepuri, Elidon Vorfi, Nikolin Krepi, Arjon Marku, Gjon Krepi.

Ndërsa të proceduarit penalisht janë Nikoll Kola Kryetari i fshatit Xhuxhë, Shkurt Marku Specialist per pyjet Fan. Pashk Lleshi Kryetari i fshatit, Gjovalin Laska specialist për pyjet Orosh dhe Bardhok Ndreca Administrator i Njësisë Administrative Orosh, Mirditë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër. 

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, procedohen penalisht dhe 5  të tjerë.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe fidanë kanabis.  

-Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit A. L., 39 vjeç,  banues në Kurbin dhe E. V., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, në fshatin Xhuxhë, Mirditë.

Gjithashtu për këtë rast janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi N. K., me detyrë kryetar i fshatit Xhuxhë dhe shtetasi Sh. M., me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Fan, Mirditë.

-Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë shtetasit: N. K., 32 vjeç, A. M., 31 vjeç dhe Gj. K., 38 vjeç, banues në Lezhë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë duke kultivuar fidanë narkotike të mbjellë në kubikë, në fshatin Gziq, Njësia Administrative Orosh, Mirditë.

Njëkohësisht, janë proceduar penalisht për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës”  shtetasit: P.Ll.,me detyrë kryetar i fshatit Pshqesh , Gj.L.,me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Orosh,  B.N.,me detyrë Administratori i Njësisë Administrative Orosh, Mirditë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që këta shtetas e kishin përshtatur për strehim u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.   

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img