Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Kultivuan kanabis në Dibër, procedohet penalisht administratori dhe kryeplaku i fshatit, shpallen në kërkim tre persona

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b1413403a7a2898680a768952ebe6b34

Policia e Dibrës ka proceduar penalisht administratorin e Njësisë Zall Dardhë dhe kryeplakun e fshatit Soricë, pasi në zonat e tyre u evidentuan raste të kutivimit të bimëve narkotike.

Bëhet me dije se janë shpallur në kërkim 3 persona, shtetasit A. C. dhe A. C., banues në fshatin Soricë dhe XH. P., banues në Nikël, Krujë, për kultivim të bimëve narkotike.

Sakaq, vijon puna për të bërë të mundur arrestimin e personave në fjalë.

Njoftimi policisë:

Vijon kontrolli i territorit, me grup kontrolli nga toka dhe me dronë e helikopterin e Policisë nga ajri.

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Soricë.

Procedohen penalisht administratori i Njësisë Administrative Zall Dardhë dhe kryeplaku i fshatit Soricë.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim tre autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë dhe helikopterin e Policisë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Soricë, Zall Dardhë, bimë të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër u identifikuan dhe u shpallën në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. C. dhe A. C., banues në fshatin Soricë dhe XH. P., banues në Nikël, Krujë.

Po në vijim të veprimeve janë proceduar  penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. N., me detyrë kryeplak i fshatit Soricë dhe A. K., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Zall Dardhë, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar që janë shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img