Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kultivuan fidanë kanabisi në pyll, vihen në pranga 3 të rinj në Fier, një tjetër në kërkim (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Fierit ka vënë në pranga 3 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen se kultivuan fidanë kanabisi në pyllin e fshatit Seman.

Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar shtetasit Gurazi Hyska, Franci Sika dhe Vasillaq Shqepa, si dhe janë sekuestruar fara kanabisi dhe fidanë të mbjellë në kubikë.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit F. S., 25 vjeç dhe V. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Sheq Marinas, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, në pyllin e fshatit Seman. Gjithashtu për këtë rast është shpallur në kërkim edhe një tjetër bashkëpunëtor, shtetasi E. M.

*

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., 35 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec, i cili u kap në flagrancë në fshatin Lofkënd, Mallakastër, duke transportuar në automjetin e tij tip “Toyota Rav 4”, fidanë narkotikë të mbjellë në kubikë, një sasi tub uji dhe rrjetë teli.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 192 fara si ato të bimëve narkotike, si dhe kubikë me fidanë narkotikë cannabis sativa.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img