Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kultivuan 2100 rrënjë kanabisi, policia arreston dy persona në Gjirokastër

Shkruar nga Newsbomb

Në vijim të punës për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, Specialistët e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në vendin e quajtur "Manastiri i Drenovës", në fshatin "Mingul", në Njësinë Administrative Lunxhëri, Gjirokastër janë kultivuar bimë narkotike, u bë e mundur arrestimi në flagrancë  i dy shtetasëve Gjergji Kapo,  50 vjeç, banues në Gjirokastër dhe Redjan Duro , 30 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashëpunim me njeri - tjetrin, në fshatin "Mingul" , Gjirokastër,  kanë kultivuar 2100 bimë narkotike të dyshuara "Cannabis Sattiva".

Këto bimë u gjetën të mbjella në një parcelë dhe lartësia e tyre varionte nga 5 - 10 cm.

Pas konstatimit të këtyre bimëve, u bë asgjësimi i tyre me anë të djegies.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike ", parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll