Tirana
scattered clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
59 %
2kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
19 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Kultivonte bimë narkotike në serën e tij, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari në Vaun e Dejës (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 40-vjeçar ëste arrestuar në  Vaun e Dejës pasi akuzohet për kultivim lëndësh narkotike.

Në pranga ka rënë Afrim Abdija, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, pasi në serën e tij kishte mbjellë bimë narkotike, Cannabis Sativa.

Abdija është arrestuar në flagrancë nga policia në banesën e tij.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi I plotë:

Vijojnë kontrollet masive në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që dyshohej se kishte kultivuar bimë narkotike, është organizuar puna për kapjen e tij.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi A. A., 40 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit në fshatin Kosmaç, Njësia Administrative Bushat, Vau i Dejës, në serën në pronësi të tij, Policia gjeti të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

spot_img

Më shumë

spot_img