Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 60 vjeçari, e pëson edhe kryeplaku i fshatit

Shkruar nga Newsbomb

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike.

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u arrestua në flagrancë shtetasi S.M., 60 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, Memaliaj, pasi:

Në afërsi të fshatit Kamçisht në një përrua, u kap në flagrancë duke kultivuar disa fidanë kanabis.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi K.M., me detyrë kryeplak i fshatit Kamçisht, Memaliaj, për veprën penale "Shpërdorim detyre".

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll