Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kultivonin lëndë narkotike, në pranga babai me dy djemtë në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Kultivonin lëndë narkotike, në pranga babai me dy djemtë

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga tre shtetas pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesës së tyre janë gjetur të kultivuara bimë narkotike canabis sativa.

Si rezultat i operacionit “Bratosh” të arrestuar janë 3 anëtarët e një familjë, babai dhe dy djemtë e tij.

Të arrestuarit janë identifikuar si, M. Th., 60 vjeç (babai) dhe E. Th., 25 vjeç dhe D. Th., 21 vjeç (dy djemtë), banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bratosh”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, pas një punë të mirorganizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bratosh”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim:

M. Th., 60 vjeç (babai) dhe E. Th., 25 vjeç dhe D. Th., 21 vjeç (dy djemtë), banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi në datën 20.08.2021, në fshatin Bratosh, në afërsi të banesës së tyre janë gjetur të kultivuara bimë narkotike canabis sativa.

Në lidhje me këtë rast, në datën 22.08.2021, janë arrestuar në flagrancë shtetasja E. M., 23 vjeçe, banuese në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe (bashkëshortja e shtetasit E. Th), dhe një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre, janë gjetur 10.2 kg lëndë narkotike kanabis dhe një armë zjarri pistoletë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. M. dhe 15-vjeçari janë bashkëpunëtorë me shtetasit M. Th., E. Th. dhe D. Th. (të ndaluar) dhe me 2 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, D. Th. dhe M. P. (babai i 15-vjeçarit). Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.