Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Kultivonin kanabis dhe mbanin armë zjarri në banesë, arrestohen 5 të rinj në Bulqizë (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5 persona janë arrestuar nga Policia e Dibrës, pasi akuzohen se kanë kultivuar lëndë narkotike dhe mbanin armë pa lejen e autoriteteve shtetërore.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: Urim Murati 33-vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë, Edison Burgu 24-vjeç, Mirjan Burgu 29-vjeç, Bernard Sallaku 28-vjeç, Erblin Sallaku 28-vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një armë zjarri automatik me 28 fishekë, si dhe një sasi prej  2.6 kg cananis, të cilat i posedonte 33-vjeçari Murati.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, dhe Prokurorinë Dibër, bazuar në informacione dhe prova të mbledhura gjatë një hetimi 3-mujorë, ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të dyshuar të kultivimit të  bimëve narkotike në vendin e quajtur ‘Golomeran’,  në njësinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.

Gjatë operacionit shërbimet e policisë i kanë gjetur të fshehur  shtetasit U.M., një armë zjarri automatik me 28 fishekë që i posedonte pa leje. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej  2.6 kg cananis në proçes tharjeje.

Këto shtetas akuzohen për veprat penale “Prodhim e shitje narkotikësh”, kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje “ , “Moskallzim Krimi”,  “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Vazhdon kontrolli i territorit për gjetjen dhe sekuestrimin e sasive të tjera të lëndëve narkotike në zonë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img