Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Kultivonin kanabis, arrestohen tre persona në Krujë, një në kërkim

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi A. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Është arrestuar edhe një 19-vjeçar banues në fshatin Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa;

Gjithahstu është arrestuar një 18 vjeçar pas ii është gjetur kanabis gajtë kontrollit fizik.

Njoftimi i plotë i policisë:

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori.

Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Halil, Fushë Krujë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

S., 19 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa;

K., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa;

Gjithashtu, u ndalua shtetasi L. D., 34 vjeç, banues në Krujë, pasi është shpallur në kërkim policor nga strukturat e DVP Shkodër, për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”. Shtetasi L. D., iu dorëzua DVP Shkodër për veprime të mëtejshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img