Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
1kmh
0 %
Mar
29 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Kultivonin kanabis, arrestohen dy persona në Durrës (EMRAT)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Isuf Koçi 38 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak. 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u konstatua se kishte përshtatur banesën e tij me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu është arrestuar edhe Lulzim Kani, pasi në oborrin e banesës iu gjet kanabis. Këtij shtetasi, Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 23.06.2021, është ndaluar me iniciativë nga shërbimet e Policisë Krujë, sepse gjatë kontrollit në pronën e tij u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariateve në varësi, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Shijak/Përshtati banesën e tij për kultivimin e bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë.

Krujë/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën fidanë cannabis sativa, në tentativë për kultivim. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. 

Në vijim të kontrolleve të pandërprera, gjatë punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 38 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak. 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u konstatua se kishte përshtatur banesën e tij me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan fidanë narkotikë cannabis sativa dhe pajisje që shërbenin për kultivim.

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrolleve në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët dhe ish-reparte ushtarake, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike. 

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Halil, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit L. K., u gjetën dhe u sekuestruan fidanë cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 47 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë. Këtij shtetasi, Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 23.06.2021, është ndaluar me iniciativë nga shërbimet e Policisë Krujë, sepse gjatë kontrollit në pronën e tij u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img