Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kultivonin e më pas shisnin drogën në zona e Tiranës, arrestohen babë e bir, djalin tjetër procedohet

Shkruar nga Newsbomb
Kultivonin e më pas shisnin drogën në zona e Tiranës,

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasia akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa djali tjetër i mitur i familjes është proceduar.

Në pranga kanë rënë shtetasit Zh. M., 47 vjeç dhe F. M., 21 vjeç (babë e bir), për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë djali tjetër, shtetasi M. M., 16 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën "Hamdi Cenoimeri", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në tokë dhe në vazo, qese që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, krehër dhe municion luftarak. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Finalizohet operacioni i koduar "Processing", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Sekuestrohen lëndë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, qese që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, krehër dhe municion luftarak.

Vihen në pranga babë e bir, procedohet penalisht në gjendje të lirë djali tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Processing".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- Zh. M., 47 vjeç dhe F. M., 21 vjeç (babë e bir), për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë djali tjetër, shtetasi M. M., 16 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën "Hamdi Cenoimeri", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në tokë dhe në vazo, qese që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, krehër dhe municion luftarak. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll