Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Kultivonin bimë narkotike, SHÇBA pezullon 2 efektivë të Vlorës, arrestohet edhe një tjetër polic në Ersekë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka pezulluar nga detyra dy punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorë:

L.D., me detyrë N/Specialist (SPZ) për Rendin në Stacionin e Policisë Selenicë të Komisariatit të Policisë Vlorë;

• M.A., me detyrë Specialist për Rendin (SPZ) në Stacionin e Policisë Selenicë, të Komisariatit të Policisë Vlorë, pasi akuzohen për “Kultivim të lëndëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre”. Gjykata ka vendosur për këta efektivë masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre, a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë S.SH, i cili ka bërë aksident teksa ishte duke e drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Njoftimi i SHÇBA:

– SHÇBA ekzekutoi vendimin penal për 2 punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorë, pasi Gjykata kishte caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre, a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”

– Arrestohet në flagrancë 1 punonjës policie në Stacionin e Policisë Kufitare Shtikë, për “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Vlorë – Drejtoria Rajonale e SHÇBA Vlorë-Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka bërë ekzekutimin e vendimit penal, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për 2 punonjës policie në Komisariatin e Vlorës, në kuadër të procedimit penal, viti 2021, për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 284 dhe 248 i Kodit Penal.

Ekzekutimi i Urdhrit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë u krye pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” për punonjësit e policisë:

• L.D., me detyrë N/Specialist (SPZ) për Rendin në Stacionin e Policisë Selenicë të Komisariatit të Policisë Vlorë;

• M.A., me detyrë Specialist për Rendin (SPZ) në Stacionin e Policisë Selenicë, të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës e Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa SHÇBA Vlorë vijon me intensitet luftën kundër paligjshmërisë dhe rasteve të shpërdorimit të detyrës që lidhen me favorizimin e kultivimit të narkotikëve.

Ersekë – Nga ana e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA Korçë-Elbasan u bë arrestimi në flagrancë, i punonjësit të Policisë S.SH., pasi rreth orës 12:30, në datë 13.10.2021, në vendin e quajtur ish-Pazari në qytetin e Ersekës, duke drejtuar mjetin e tij është aksidentuar, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se automjeti ishte pa dokumentacionin përkatës dhe targat i përkisnin një automjeti tjetër të çregjistruar. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga testi i kryer me aparat Drager, punonjësi i policisë S.SH. ka rezultuar në gjendje të dehur. SHÇBA Korçë ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë në ngarkim të këtij punonjësi të policisë, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img