Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kultivimi i kanabisit, shpallet në kërkim kreu i njësisë administrative në Lezhë

Shkruar nga Newsbomb
Kultivimi i kanabisit, shpallet në kërkim kreu i njësisë

Kreu i njësisë administrative Ungrejt në Lezhë është shpallur në kërkim nga policia pasi në këtë zonë u zbuluan gjatë tentativës për të mbjellë kanabis disa persona.

Si rezultat i kontrolleve të policisë në vendin e quajtur "Këneta e Balldrenit" është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi Gj. N., 55 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Ndërsa kreu i njësisë administrative Gëzim Kola. Me kërkesë të prokurorisë ndaj tij gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ në mungesë për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike” dhe “shpërdorim detyre”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll