Banorët e “Big Brother Vip” janë duke vijuar me lojën e rezistencës, ku do t’u duhet të rrinë të paktën 10 orë pa lëvizur, duke mbajtur shtypur një buton gjatë gjithë kohës.
Por një e papritur mesa duket i ka ndodhur Luizit, pasi në tentativë për të mos u eliminuar, ka urinuar teksa është mbuluar me batanije. Të ndodhur në këtë moment të sikletshëm banorët e tjerë kanë kërkuar që të vendoset muzikë në mënyrë që të mos dëgjohet asgjë.
Më pas, Luizi u skualifikua nga loja. Ai ishte i pari banor që e mori me sportivitet sfidën e rezistencës, duke shprehur bindjen që do thyente rekordin botëror të 14 orëve për të fituar 2500 euro.
View this post on Instagram