Tirana
moderate rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
60 %
1kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
25 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
22 °
E martë, 27 Shtator, 2022

Kullat e TIRANËS, qeveria vë në zbatim ligjin e urbanistikës ndryshuar në 2020: Konfiskim kateve pa leje për interes publik kur nuk prishen dot (LIGJI – SPECIFIKIMET)

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Më falni po është e papranueshme që të lulëzojnë shtesat dhe katet pa leje në pallatet që të kamurit ndërtojnë sa në det, sa në rërë, sa dhe në mes të Tiranës sa dhe këtu ngjitur me sheshin Skënderbej që vetëm nuk bërtet pallati: “shihni sa u zgjata o njerëz me mendje të shkurtër”, pa i hyrë gjemb në këmbë. Përkundrazi, gjembat më hyjnë mua të parin që jam aksioner me gjithë këta dhe gjembat pastaj më keq akoma ju hyjnë atyre njerëzve në fshat me duart me kallo që i kap me zell të madh policia për një mur avllie pa leje”.

Kryeministri Rama ditën e djeshme paralajmëroi të gjithë ndërtuesit se prona e tyre pa leje do të merret për interes publik dhe në rrjetet sociale pati një debat të madh për “shtetëzimin” e këtyre pronave.

Sipas të dhënave, të gjitha kullat që janë ndërtuar në Tiranë e që kanë marrë jetë në vitin 2020, kanë të gjitha parregullsi në zbatimin e lejes së ndërtimit, dhe për rrjedhojë, asgjë nuk mund të legalizohet.

Por ajo që u fol për “shtetëzim” nuk është as më shumë e as më pak veçse zbatim i ligjit “Për rregullimin e territorit”, i ndryshuar në vitin 2020.

Ligji, që do të zbatohet tanimë, (pasi nuk është zbatuar më parë në këtë pikë të shtesave nëpër pallate), në nenin 7 të tij ka të specifikuara rastet se kur shteti mund të ndërhyjë. Dënimet variojnë nga gjoba që fillon me 35.000 lekë për metër katrorë, e deri tek konfiskimi për interes publik.

Në pikën iii thuhet: Konfiskim për interes publik apo strehim social të punimeve të kryera pa leje kur ndërtimi pa leje rezulton si shtesë kati dhe si shtesë volumi anësor nëse tejkalon masën 2% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi tokë, në të cilat, për shkak të qëndrueshmërisë së objektit, është e pamundur prishja e saj;

Iv: Konfiskim për interes publik me propozim të IKMT ose IMT dhe vendim të KKT të të gjithë objektit kur ndërtimi pa leje rezulton si shtesë kati dhe si shtesë volumi anësor nëse tejkalon masën 10% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi tokë, kur ndërtesa është e qëndrueshme dhe është në përputhje me planet e përgjithshme, si dhe me planet e detajuara vendore.

Sipas këtyre neneve të ligjit për “Zhvillimin e territorit”, penalitetet për të gjithë ndërtuesit kanë qenë të shkruara dhe të qarta. Por deri më sot, nuk është vepruar bazuar në ligj.

Të gjithë ndërtuesit, e sidomos në Tiranë që kanë bërë shtesa pa leje në objektet me leje ndërtimi janë përballur me marrjen e dokumentacionit, ndërkohë që për tu legalizuar nuk legalizohen dot.

Qeveria thjesht do zbatojë ligjin, por për këtë duhet të ngrejë mekanizmin sesi do ta bëjë. Nëse do të ketë një grup pune që do të evidentojë në terren situatën. Dhe më vonë, pas evidentimit, si do të procedohet dhe kush është komisioni që do merret me konfiskimin.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img