Në hapësirën mes Hotel Tiranës dhe pallatit të muzeut të Ismail Kadaresë, po ndërtohet Kulla Skënderbej, 85 metra e lartë, me 25 kate mbi tokë dhe 5 nën tokë. Katet e sipërme të kullës kanë formën e një koke njeriu, që arkitektët e kanë përqasur me atë të Skënderbeut.
Ajo është projektuar nga arkitekti i firmës hollandeze MVRDV, Winy Maas, dhe po ndërtohet nga ANA shpk, në pronësi të Mirela Zeraliut, dhe Vi&Vi shpk, në pronësi të Fatmir Imerajt.
Siç shihet nga kjo foto nga ajri e siguruar nga newsbomb.al, punimet kanë ecur me ritme të shpejta dhe ndërtimi i kullës aktualisht ka mbërritur deri në pjesën e hundës së Skënderbeut. Forma dallohet lehtësisht në pamjen ajrore, por një imazh të vërtetë ajo do ta ketë kur të ketë përfunduar.
Më poshtë, disa foto të Kullës Skënderbej, e cila për shkak të formës dhe harmonizimit me tiparet e fytyrës së heroit tonë kombëtar, ka marrë dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, si “The Guardian”.