Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Kukulla pret vajzën për të luajtur”, plazhi braktiset pas tragjedisë në plazhin e Himarës, gazetarja: Ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre

Shkruar nga Newsbomb

Shqipëria u trondit nga ngjarja në Himarë, ku një skaf përplasi për vdekje vajzën 7-vjeçare.

Ditën e djeshme pranë vendit të ngjarjes ishte gazetarja Esmeralda Keta, e cila tregoi dhe detaje tronditëse nga ngjarja.

Ajo sot është rikthyer në vendin ku u shënua tragjedia dhe tregon se pas ngjarjes vendi është i shkretë dhe se askush nuk shkon me atë.

Në foto shihet dhe një kukull në vendin ku u nxor i pajetë trupi i vogëlushes fatkeqe.

“Mëngjes i trishtë sot në Potam… Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur…

Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurtë. Sot të gjithê jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll” shkruan gazetarja në postimin e saj.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll