Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Open”, ka folur për deklaratat e bëra nga Kryeministri Rama, i cili tha se, “Çfarë udhëheqësi është Basha se përveç fle në këmbë dhe flet si një plakë gramafoni që rrotullohet sipas rastit s’ka asgjë në dorë. Një kukull e kurdisur, ndërkohë udhëheqësit real janë Saliu dhe Iliri, janë ata që janë gati ta djegin nga e para Shqipërinë për të arritur synimin e tyre”.
Kryedemokrati tha se e gjithë fushata zgjedhore nuk bëhet as për Ramën dhe as për të, por për qytetarët.
“Më bukur se kjo nuk e tregon asgjë gjendjen në të cilën ndodhet ai që e di që e pret humbja në 25 prill. Kryeministri në ikje merret gjithë kohës me kandidatin për kryeministër dhe ska asnjë përgjigje për një pyetje: Kishe 8 vite pushtetin dhe nuk mbajte asnjë premtim të vetë, pse i shmangesh, siç i është shmangur kërkesës time për debat.
Të shpjegojë se çfarë ka barë ai në 8 vite dhe se çfarë do të bëjë unë në 4 vitet e ardhshme. Kjo është fushata e vetme ku kryeministri është kthyer në satelit të kandidatit për kryeministër. Merret me flokët e mia, si fus unë këmishën në pantallona”, u shpreh Basha.