Hapësire reklamuese

Politikë

Kuksiani i famshëm i kthehet gazetarit: Ti ke probleme me dhjamosjen! Sulmon edhe botuesin: Zgjodhe djalin debil deputet

Shkruar nga Newsbomb

Ibsen Elezi është një demokrat i cili pas fjalimit “gozhdues” mbajtur në Kuvendin e PD është kthyer në një personazh edhe në rrjetet sociale. Janë të shumtë ata që e përgëzojnë Elezin për kurajon me të cilën i tha Berishës e Bashës se PD është katandisur sot si mos më keq.

Por kritik është treguar në emisionin e tij analisti Mustafa Nano dhe botuesi i gazetës 55 Fahri Balliu i cili po ndjek një politikë pro Bashës, aq kohë sa ky i fundit i futi të birin deputet Klevis Balliun.

Dhe menjëherë ka reaguar vetë kuksiani demokrat i cili thotë se për të është e rëndësishme ta kuptojnë demokratët ndërsa e cilëson Balliun një bashkëpunëtor të Ramiz Alisë, ish-sigurims.

“Muci s’mund t’me kuptosh se nuk i di këto punë. Muc ti s’e ke degjuar fjalën ose ke probleme me dhjamosjen e trurit si ky bashkpuntori i Ramiz Alisë, ish-sigurimsi, gazetari Zërit Popullit etj etj. që zgjedh djalin debil deputet”, shkruan i revoltuar Ibsen Elezi.

REAGIMI I PLOTË:

E rendesishme eshte qe me kuptojne demokratet ?

Muci smund t’me kuptosh se nuk i di keto pune.

Muc ti se ke degjuar fjalen ose ke probleme me dhjamosjen e trurit si ky bashkpuntori i Ramiz Alise, ish-sigurimsi, gazetari Zerit Popullit etj etj. qe zgjedh djalin debil deputet.

Hape videon dhe degjoje analizen:

Neni -Demokracia fillon te Vota e shenjte

a) proces kandidimi i garantuar ne statut me cv pozicionesh drejtuese politike dhe zyrtare.

b) proces votimi transparent dhe i kuptimte

c) numerim korrekt

Neni- sistemi Karrieres VS sistemit te kacavjerrjes (katapultimit)

a) cdo pozicion drejtues dhe anetaret e organeve kolegjilale kriter vitet e kontributit.

b) kriteret bazuar ne rezultate, per drejtuesit e gjithe niveleve, humbje+renie largim nga drejtimi, humbje+ rritje ne rezutat kriteri 2/3,

c) hapja e PD nepermjet departamenteve per intelektual dhe akademik me kontribute te njohura qe sjane anetare te PD 10-20 %

Neni-Vetingut

Problemi kryesor i humbjes besimit te politikes dhe politikaneve eshte korrupsioni, imponon nderhyrje emergjente.

a) cdo kandidat drejtues ne organet qendrore te vetdeklaroje pasurin e tij dhe familjareve.

b) kandidati apo drejtuesi humbin pozicionin ne momentin e verifikimit te elementeve korruptiv.

Neni-Lustracionit

S’mund te jene drejtues apo anetar te organeve kolegjiale qendrore:

- ish bashkpuntoret dhe punojesit e sigurimit shtetit

- ish punojesit e strukturave famkeqe te perndjekjes dhe gjykimit ne sistemit komunist

Neni per marveshjet politike

Aleancat me forcat e majta para dhe pas zgjedhor i ben kuvendi kombetar.

Muci keto permenda ne parim dhe dhashe shembuj, bejne reformimin e kesaj force politike ne themel dhe bashkojne demokratet.

S’ka gje pse se ke kuptuar, por kuptoje se ke fol si “e ema zeqos maje thanes”

Me respekt une qe s’thash gje

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese