Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ditën e sotme i ftuar në emisionin “Procesi sportiv”, Top Channel, ku ka folur për përballjen e Kukësit ndaj Kamzës. Duke folur për sfidën Mziu nuk i ka kursyer ironitë për presidentin e klubit të Kukësit, Safet Gjici.
Mziu i ka kujtuar Gjicit humbjen në garën elektorale në vitin 2015-të duke thënë se i pëlqen të dalë në vendin e dytë.
“Gjicin e njihja edhe para se të kandidonte për bashkinë e Kamzës. Ishte koha kur ai ishte bërë pjesë e futbollit, por renditej gjithnjë i dyti. I thashë: mos u mërzit, se i dyti do dalësh edhe në këtë garë! Fundja vendi i dytë është vend nderi për ty… Në fakt ai e humbi garën sepse i fitova unë zgjedhjet”, ka thënë Mziu i ftuar në “Procesin Sportiv”, tha Xhelal Mziu.