Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

“Kukësi digjet Gjici perdridhet”, Bashkia i përgjigjet Sali Berishës: Kryetari Safet Gjici marton djalin, o “Fosile Dixhitale”!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi dje një video të kryebashkiakut socialist të Kukësit Safet Gjici, duke kërcyer. Berisha e ironizonte Gjici për gjendjen ku ndodhet sot Kukësi, duke shkruar “Kukesi digjet Gjici perdridhet!”.

Mirëpo, një përgjigje ish-kryeministrit i ka ardhur nga Bashkia e Kukësit, nga nënkryetari i saj Granit Gjana. Ky i fundit shkruan se kryebashkiaku Safet Gjici marton djalin, duke publikuar dhe një ftesë zyrtare për gëzimin familjar.

Postimi i plotë:

“Fosiles Dixhitale” i doli punë sot duke u marrë edhe një herë me familjet e qytetarëve të nderuar.

Gjithashtu,edhe disa portale që i bëjnë fresk paskan publikuar pa asnjë filter shkrimin e plakut të rrjedhur, që edhe Amerika i ka bërë daljë përfundimisht familjarisht. Të dashur qytetarë, dua të bëj një sqarim publik në respektin tuaj.

Kryetari Safet Gjici me 22 gusht ka dasmën e të birit dhe ka një gëzim familjar dhe nuk mund të abuzohet nga një person që ka marrë peng vendin prej 30 vitesh, duke tentuar të mos gëzojë si prind. Nëse Berisha ka probleme me fëmijët e tij, që Amerika i vuri vizën e kuqe njëherë e mirë, kjo nuk do të thotë që familjeve të tjera shqiptare të mos u qeshë buza.

Më poshtë, po ju përcjell ftesën për dasmën e djalit të kryetarit Gjici. Është për të ardhur turp, por tashmë nuk habitemi, nga makrabitetet që prodhon Sali Berisha.

Lexo edhe: Në valle me lekë, Sali Berisha i nxjerr VIDEON Safet Gjicit: Kukesi digjet Gjici perdridhet!

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img