Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
E premte, 9 Qershor, 2023

Kukan: Drejtësia për 21 janarin, kusht për hyrjen në BE

Lajme të ngjashëm

Europarlamentari Eduart Kukan shprehu shqetësimin për mungesën e drejtësisë në lidhje me ngjarjen e” 21 Janarit”, pasi sipas tij zbardhja e ngjarjes është kusht për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Për të qenë i sinqertë, jam pak i befasuar që po merr kaq kohë, pasi pati ndryshim qeverie në Shqipëri dhe situata është njësoj. Prandaj jam i sigurt se anëtarët e Parlamentit Europian e kanë ende në memorje. Ata nuk e kanë harruar dhe historia është mjaft e rëndësishme për vendin. Kështu që jam i bindur se do ta përmendin, me shpresë se gjërat do të korrigjojnë çfarë ndodhi atëherë”, tha raportuesi për Shqipërinë  Kukan, për ‘’Top Channel”.

Kukan e cilësoi një sinjal të keq zvarritjen e drejtësisë për katër vrasjet. “ Fakti se po zvarritet kaq shumë është sinjal i keq. Parlamenti Europian mund ta përmendë, të apelojë, ose thjesht të kërkojë ndaj ekzekutivit shqiptar gjatë takimeve ndërparlamentare, që një gjë e tillë nevojitet të ndreqet përpara se Shqipëria të vijojë përpara në procesin e anëtarësimit me shpejtësi të plotë”, theksoi Kukan.

Më shumë