Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Kujtojmë Violeta Munushin: Biseda e regjistruar, përgjigjia për batutën e Ramës me “brekët e kuqe” dhe çfarë tha 24 h para se të mbyllte sytë

Shkruar nga Newsbomb
Në vitin e fundit të jetës.

Artistja e madhe u diagnostikua me një sëmundje të rëndë dhe iu desh të qëndrojë një vit në shtrat. Përvec nipërve e mbesave që e rrethonin, Artistja u muar nën kujdesin e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar”Nermin Vlora Falaschi”, themeluese e të cilit ishte edhe vetë Ajo.

Amaneti dhe biseda e fundit rregjistruar ne diktofon.

Pasi u kthye nga Turqia,ku bëri konsultën e fundit, artistja më afron rreth vetes dhe më thotë. Unë e kam marrë rrugën pa kthim, do të mbetet peng, nëse nuk do të marr librin që po shkruan për mua dhe tua jap me autograf të dashurve të mij”Për herë të parë dallova nje mjergull loti në sytë e saj.

Ishin ditët e para të muajit maj, iu përvesha punës natë e ditë dhe në mes të qershorit libri “Violeta Manushi,Kryezonja e Skenës ishte gati për në shtypshkronjë.Kur ia thashë artistes,ajo më nguli vështrimin duke ngritur supet:”Unë nuk kam ta paguaj”.

-Do ta rregullojmë-I thashë dhe trokita në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës z.Edi Rama.-Po, më tha-do ta paguaj bashkia. Mbushur me gëzim I tregova artistes, që u gëzua shumë për lajmin,më tha: Ma jep të flas vetë me z.Rama, që i tha vetëm këto fjalë:”Faleminderit, bir. Me këtë lave një borxh që ma kishe”.

Në fund të qershorit 100 kopje të librit i shkuan Artistes, që pa u vonuar i shkroi me dorën, që i dridhej,  ku dallohej qarte vetëm emri dhe mbiemri:Violeta Manushi.Kjo mjaftonte.Amaneti u kye.

Cfarë tha Artistja 24 orë përpara se të mbyllte sytë:

Artistja e madhe,me kurajon e pashembullt, me humorin që kishte brenda tragjiken, me qëndrimin e saj,e bëri shumë të lehtë takimin me vdekjen,duke  interpretuar në mënyrën më perfekte rolin tragjik.

Vetëm 24 orë para se të mbyllte sytë,Artistja e madhe bëri një bisedë të gjatë,që është e incizuar në diktofon dhe mbetet një vlerë e rrallë në arkivin e Fobdacionit”Nermin Vlora”.Në prani të nipit të saj,Piro Xhahini, dr.Afërdita Stefani dhe punëtores që i shërbente,Esma, ndër të tjera ajo tha:“  Sikurse e shihni,unë jam nisur për udhë, që nuk është e gjatë.Nuk jam pishman që po shkoj, jetova 81 vjet e kusur, për më tepër jetova me nder.Kemi qënë të varfër,por nuk kemi lypur.Kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë.

Po iki me pengun, që nuk do të marr pjesë në promovimin e librit që u shkrua për mua, për të cilën i jam mirënjohëse edhe në varr autores.Nëse e bëhej sot,ndoshta vija me një karrocë, kurse nesër, është vonë.Rëndësi ka që njerëzve të afërt, miqëve, nipërve e mbesave, jua lashë me me firmën time, dashurinë time që kam për ta.

Fjalët e fundit të Artistes së madhe ishin:”Eja më puth,se po iki.(Dhe në diktofon dëgjohet zhurma e puthjeve të lamtumirës)24 orë më pas,26 korrik,Artistja e Popullit do të mbyllte sytë përgjithmonë.

Kariera

   Violeta Manushi,është Aktore e madhe, e 100 roleveqë ka shkëlqyer njësoj si në komedi (Ollga tek “Zonja nga qyteti”) ashtu edhe në dramë (Nica tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”)

     Ish-punëtorja e tipografisë, vetëm 20 vjeçe u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit (sot TK), më 1946. U shqua menjëherë për vërtetësi, spontanitet e natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt. Në dramën “Orët e Kremlinit” (1957) ajo luajti njëherësh tre role, duke shënuar kështu një rekord origjinal, ende në fuqi.

        Më pas shkëlqeu në rolet protagoniste në komeditë “Gratë gazmore të Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjës Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombëtare interpretoi me shumë sukses Olimbinë te “Karnavalet e Korçës” (1964), Zyhranë te “Fytyra e dytë” (1968), Nicën te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1971), Ollgën te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar tërësisht në secilin prej tyre

    Ka luajtur edhe në 16 filma, që nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogël” (1989) dhe një teledramë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976). Për rolin e teto Ollgës tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit të Filmit më 1977

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu