Hapësire reklamuese

Politikë

Kujtohet 30-vjetori i eksodit në Itali, ministri Di Maio: Shqiptarët që jetojnë këtu japin kontribut të jashtëzakonshëm, kemi shumë për të festuar

Shkruar nga Newsbomb
Luigi Di Maio

Sot shënohet 30-vjetori i eksodit shqiptar në Itali, ku kijëra qytetarë u larguan nga trojet tona drejt vendit fqinj, për një jetë më të mirë, me shpresën për të ecur përpara.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bari së bashku me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, ku mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat. Di Maio tha se çdo italian i kujton ato vite dhe ato pamje, ku anija “Vlora” mbërriti me 20 mijë shqiptarë.

Ai thekson se këtë vit mund të hapen negociatat e Shqipërisë me BE, dhe se roli i Italisë është special. Nuk la pa përmendur dhe vënë në dukje kontributin që japin shqiptarët fisnikë që jetojnë në Itali.

Di Maio: Sot jemi këtu për të rikujtuar zbarkimet e para të miqve shqiptarë në Pulja, 30 vite më parë. Italianët i mbajnë akoma në mmendje imazhet e para të atyre ditëve. Për shqiptarët Italia do të thoshte liri. Anija “Vlora” që mbërrinte në portin e Barit mbante 20 mijë persona. Qytetarët shqiptarë që jetojnë në vendin tonë japin një kontribut të jashtëzakonshëm. Jemi këtu me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Emilioano për të kujtuar miqësinë mes dy vendeve. Negociatat e Shqipërisë me BE-në mund të hapen gjatë këtij viti. Roli i Italisë është special. Sot kemi shumë për të kujtuar dhe festuar. Rruga jonë e bashkëpunimit dhe miqësisë ecën me hapa konkretë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu