Hapësire reklamuese

Politikë

Kujtim Gjuzit i “mbushet” mendja për shkarkimin e Ilir Metës dhe bën akuzën e fortë: Kriminelët e tij kanë tentuar të më vrasin në Lezhë, u plagosa...

Shkruar nga Newsbomb
Kujtim Gjuzit i “mbushet” mendja për shkarkimin e Ilir

Deputeti Kujtim Gjuzi ka hedhur akuza të forta ndaj Presidentit Ilir Meta, pasi në një postim në rrjetet sociale thotë se Ilir Meta, Ilir Gjoni dhe Ilir Zaçe në vitin 2001 organizuan një tentativë vrasje ndaj tij dhe Zef Bushatit.

Ai shkruan se vetëm u plagos, teksa shton se Prokurori i Përgjithshëm i asaj kohe, mik i Metës, sorollati hetimet dhe mori vendim për pushim të çështjes pas 10 vitesh.

Gjuzi flet edhe për shkarkimin e Metës, teksa poston foto krah Ramazan Gjuzit, kryetarit të Komisionit të Arsimit dhe Medias. Ai thotë se Meta nuk e njeh Parlamentin, ndaj edhe opozita parlamentare nuk ka pse ta njohë presidentin, duke nënkuptuar se vota e tij do të jetë PRO shkarkimit të Metës.

Postimi i plotë:

GJUZT NE KUVEND ME SIMBOLIKE KOMBETARE

KUJTIM GJUZI KRYETAR "PKKA" & RAMAZAN GJUZI KRYETAR I KOMISIONIT TE ARSIMIT DHE MEDIAS NE SEANCE  PLENARE DATE 03.06.2021

2 VOTA PRO SHKARKIMIT, 2 VOTA KUNDER SHKARKIMIT APO 2 VOTA ABSTENIM PER HETIMIN E PRESIDENTIT ILIR META

PRESIDENTI NUK E KA NJOHUR PARLAMENTIN ME OPOZITEN REALE PO NE PSE TA NJOHIM ILIR METEN KUR SHKEL NENIN 89 TE KUSHTETUTES

(Pjesmarrje aktive me LSI ne Berat fushata Elektorale Zgjedhje Qershor 2017)

Shqiptaret thone:

"Gardhi kalbet gjaku nuk tretet, Hak pa marre e borxh pa lare nuk ka ne kete jete"

Ilir META, Ilir GJONI, Ilir ZACE organizuan ne Shengjin Lezhe 02.12.2001 tentative per vrasje te Zef BUSHATI dhe Kujtim GJUZI e mora plagosje nga kriminelet e ish kryeministrit I.M 

Prokurori i pergjitheshem mik i Presidentit sot aso kohe sorollati hetimet dhe solli nje vendim per pushim te ceshtjes pas plot 10 vjet

Deputet Kujtim GJUZI dv.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu