Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Kujt i flisni për korrupsion ju?! Ahmetaj “i përvishet” opozitës: Ambasada Amerikane ju mori një nga një për vettingun, tani bëni numra

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit akuzave të opozitës për korrupsionin që këta të fundit pretendojnë se mbizotëron gjatë qeverisjes së majtë. Sipas Ahmetajt, Ambasada e SHBA i mori një nga një deputetët e PD të votonin vettingun.

“Kujt i flsini për korrupsion ju? Po të mos ju kishte marrë Ambasada Amerikane 1 nga 1 nuk do e kishit votuar vettingun. Tani bëni numra për vettingun, jo po shiko se është një ndryshim kushtetues nga ne, jo po nga ata. Votoni zgjatjen e vettingut, aty fillon. Po deshët ju nga frika, po deshët nga dëshira, po deshët nga parimi”, tha zv.kryeministri.

Më tej, socialisti Arben Ahmetaj tregoi se në 25 nëntor në shtëpitë e rindërtuara në Durrës do të futen 1049 familje, ndërsa në shtator 2022 ky proces do të ketë përfunduar totalisht.

“Përsa i përket rindërtimit janë 33 mijë familje. Janë mbi 50 pallate dhe Durrësi është qyteti i parë që përfiton sepse vuajti më shumë. Ka filluar investimi i Abu Dhabit, i shtetit. Në datën 25 nëntor do futen në shtëpi 1049 familje. Në fund të shtatorit të vitit tjetër kemi mbaruar çdo gjë me rindërtimin”, shtoi Arben Ahemtaj, ministër i Rindërtimit dhe zv.kryeministër i Shqipërisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img