Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Kujt i është mirënjohës? Luizi bën dedikimin e veçantë: Më deshën pa kushte, prej vërteti...

Shkruar nga Newsbomb

Luiz Ejlli ose ndryshe fenomeni i Big Brother Vip 2 gjatë gjithë këtij formati u bë "pjesëtari" më i ri në shtëpitë e shqiptarëve. Këngëtari arriti t’i vjedhë zemrat mijëra shqiptarëve, të cilët në asnjë moment nuk u kursyen duke i treguar atij se sa shumë e mbështesnin. Me dhurata të shumta, dronë dhe pafund mesazhe për ta shpëtuar kur ishte në nominim, shqiptarët gjatë gjithë rrugëtimit që Luizi pati brenda në Big Brother Vip 2, ishin me të.

Edhe për të gjitha këto këngëtari i është mirënjohës. E këtë gjë e ka treguar sërish së fundmi përmes një postimi në “InstaStory”.

Këngëtari shkruan se nuk i harron ata njerëz që i kanë qëndruar afër kur kishte nevojë dhe se e deshën prej vërteti, pa kushte, fjalë, por vetëm me vepra.

“Unë nuk harroj njerëzit që më kanë qëndruar afër kisha nevojë, kur s'kisha askënd. Ata që nuk ma kthyen shpinën nga fillim i irrugëtimit tim e vazhdojnë të mos e bëjnë. Ata që e bënin ditën natë dhe natën ditë duke përjetuar çdo gjë me mua, ata që më deshën prej vërteti, pa kushte, pa fjalë, por me vepra shumë. Ty publiku im. Ju do Luizi fort!”, shkruan Luizi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese