Hapësire reklamuese

Bota

Kujdesej për tre “shtëpi bari” në Britani, policia zbulon shqiptarin përmes gjurmave të gishtave që u gjetën në banesë

Shkruar nga Newsbomb
Kujdesej për tre “shtëpi bari” në Britani, policia

Një shqiptar është dënuar me tre vite burg në Britani pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Shqiptari Ardjan Bashkurti akuzohet se punonte në tre ferma të mëdha kanabisi në shtëpitë në Leeds. Ai është zbuluar nga policia për shkak të shenjave të gishtave që janë gjetur në bimët narkotike.

Mediat e huaja shkruajnë se policia së pari bastisi një pronë në Nowell Place në Harehills më 19 maj 2021, ku gjetën dhoma të kthyera për rritjen e bimëve të kanabisit. Gjithsej 227 bimë u gjetën, si dhe një gjurmë gishti. Më 23 shtator 2022, Northern Power u thirr për të hetuar një furnizim me energji që ishte anashkaluar në Noster Place në Cross Flatts. Pasi mbërriti policia, ata gjetën 112 bimë dhe përsëri, të njëjtën gjurmë gishti në një pllakë.

Dhe në 10 janar të këtij viti, policia bastisi të njëjtën pronë në Noster Place ku u gjetën 60 bimë të tjera, së bashku me pajisjet e zakonshme të rritjes. Ata mundën të arrestonin Bashkurtin dhe konstatuan se shenjat e gishtave i përkisnin atij.

Shqiptari ka pranuar se ka punuar në “shtëpitë e barit”, por duke thënë se ishte i detyruar të punonte nga ata që e ndihmuan që të shkonte në Britani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese