Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

KUJDES! PAMJE TË RËNDA/ Babai i Agonisit publikon momentin kur çuni i pronarit të supermarketit i vret djalin gjatë orarit të punës; familja kërkon drejtësi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e05df655b0f24e309a547b486439ce09

Mediat kosovare kanë publikuar pamjet e bëra fillimisht publike nga vetë babai i të riut që ndërroi jetë në vitin 2018 në vendin e punës.

Ai vdiq pasi u qëllua me pistoletë si pa të keq, me gjakftohtësinë më të madhe nga djali i pronarit të supermarketit ku i riu punonte. 29-vjeçari humbi jetën në vend në vitin 2018, ndërkohë që proceset gjyqësore vijojnë të zgjaten ende pas gjithë këtyre viteve.

Familjarët po kërkojnë drejtësi pasi sot është bërë rikualifikimi i veprës në rastin e vrasjes së të riut Agonis Tetaj, nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje nga pakujdesia”. Familjarët e viktimës kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke i dërguar një letër publike kryeprokurorit të shtetit dhe ambasadorëve të SHBA, Britanisë dhe Gjermanisë në Prishtinë.

Babai i 29-vjeçarit, Isuf Tetaj ka hedhur akuza ndaj prokurorit të çështjes, Agron Uka se ky i fundit po manipulon rastin. Në letrën e tij publike Isuf Tetaj ka bashkëngjitur edhe aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Pejës ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj.

Me anë të kësaj letre, kërkon përjashtimin e prokurorit Agron Uka nga ky rast si dhe të vendoset gjykim tjetër lidhur me vrasjen e djalit të tij. Ai ka bërë publike edhe videon e rëndë, ku shihet momenti i qëllimit për vdekje drejt Agonis Tetaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img