Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Kujdes nëse ju vjen ky e-mail I RREMË nga “Gledis Nano” mos e hapni, përmban virus!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një e-mail i rremë dhe i rrezikshëm i ka shkuar dhjetra qytetarëve shqiptarë, në një tentativë për t’i vjedhur atyre të dhëna sensitive.

E-maili është përshtatur që të duket sikur është dërguar nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, dhe subjekti është një thirrje për në gjykatë.

Megjithatë, ky e-mail është i rremë, dhe nëse klikoni për të shkarkuar dhe lexuar thirrjen e supozuar për në gjykatë, ju në fakt po shkarkoni në kompjuterin tuaj një virus të rrezikshëm.

Kur klikoni emaile të ngjashme, kini parasysh të verifikoni më parë adresën nga ju është dërguar. Në këtë rast, hakerat janë kujdesur që ajo që ngjajë sikur vjen nga Policia e Shtetit.

Mesazhi i e-mailit:

“Përshëndetje,

Ju lutem lexoni akuzën bashkangjitur që vlen për ju,

Përzemërsisht

Gledis Nano”, shkruhet në e-mailin e rremë. Dokumenti bashkangjitur përmban fletë thirrje në gjykatë me firmën e Nanos.

“Thirrje në gjykatë

Jam Gledis Nano, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Zyrën Evropiane të Policisë (EUROPOL) në përputhje me nenet 399-1 dhe 399-7 të Kodit të Procedurës  penale, do t’ju kontaktoj menjëherë pas sekuestrimit, të infiltrimit kibernetik, veçanërisht në lidhje me poronografinë e fëmijëve, faqe porongrafike dhe kiberporonografike, për t’ju informuar se jeni subjekt i procedimeve ligjore ne fuqi: Pornografia e Fëmijëve, porno, kiber-pornografia.

Në përputhje me nenin 399-1 të ligjit për procedurën gjyqësore, ju lutem të na kontaktoni me e-mail me shpjegimet tuaja në mënyrë që t’i shqyrtojmë ato për zbatimin e sanksionit. Kjo brenda 48 orëve. Në përfundim të kësaj periudhe, ne do të jemi të detyruar të dërgojmë kallëzimin tonë, Olsian Çela, Prokuror i përgjithshëm i Republikës ëë Shqipërisë dhe ekspert i krimit kibernetik, për t’ju lëshuar një urdhër. Ne jemi ende në pritje të justifikimit tuaj, ju jeni paralajmëruar.”

Vendi ynë është vënë në sulm të vazhdueshëm që prej 21 majit nga  një grup hakerësh iranianë të cilët publikojnë të dhëna sensitive të qytetarëve shqiptarë në aplikacionin Telegram në faqen e tyre “Homeland Justice”, përmes sulmeve të organizuara kibernetike.

e-maili me virus
e-maili me virus

 

Më shumë


spot_img









spot_img