Nëse shikoni një njoftim të ri në Facebook, dhe pasi e klikoni vëreni se një prej miqve tuaj ju ka përmendur në një koment, sigurohuni dy herë përpara se ka klikoni.
Një virus i ri po qarkullon në rrjetin social në formën e etiketimit por në komente të postimeve të ndryshme. Virusi përhapet si një njoftim që një prej miqve tuaj ju ka përmendur në një koment, së bashku me linkun e postimit.
Nëse klikoni linkun atëherë një virus mund të shkarkohet në kompjuterin tuaj ndërsa ju bëni automatikisht në mënyrë të pavullnetshme “tag” të gjithë miqtë tuaj.