“Më datë 03.11.2017, shtetasja N.C, vjeç 37, ka bërë kallëzim se më datë 24.10.2017, në rrugën “Bulevardi Blu”, pasi ka kryer veprimet për të tërhequr nje shume lekesh në bankomatin e nje banke Kamëz, ka shkuar brenda bankës për të sqaruar pasi bankomati nuk kishte kryer transaksionin dhe për një moment, një person i panjohur vjen në bankomat për të kryer veprime dhe është larguar shumë shpejt prej tij. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal”, sqaron policia.