Tirana
thunderstorm
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Kujdes kartat e bankomateve, ja sesi mund t’ju vjedhin!

Lajme të ngjashëm

Vjedhja përmes kartave të kreditit ose atyre të debitit që përdoren shpesh nëpër bankomate të ndryshme është kthyer në një fenomen shqetësues për policitë anembanë botës, përfshi forcat e rendit në Shqipëri.

Një sinjal akoma më i keq vjen nga Britania e Madhe ku keqbërësit i kanë sofistikuar së tepërmi metodat e grabitjeve.

Me një kamera të vogël në miniaturë, një bateri të fshehur dhe me një tastier që i mbingjitet numrave të bankomatit, po raportohen mijëra raste në ishullin britanik, kur vidhen miliona paund. Bandat kriminale po përshtasin kamerat e telefonave për të synuar boshatisjen e llogarive bankare dhe përmes tyre, ato regjistrojnë numrin PIN dhe të dhënat e tjera të kartave. Më pas vjen pjesa më e thjeshtë.

Kartat e kreditit dhe ato të debitit klonohen nga keqbërësit, metodë e cila përdoret më së shumti në zona shumë të populluara me njerëz, sidomos turistë. Kjo metodë është e përhapur dhe në Shqipëri, ku nuk kanë munguar rastet e denoncimeve për vjedhjen e kartave të kreditit me arrestime të shumta, të përqendruara në Tiranë.

Loja e një grupi të rinjsh që arritën të vjedhin llogaritë bankare të rreth 400 personave gjatë dy viteve të fundit, ka përfunduar me 17 arrestime.  Në këtë interval kohor, sipas hetimeve, ata kanë kryer plot 400 vjedhje në bankomate, duke përdorur kartat e kreditit në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë. Nga këto, plot 128 herë, të arrestuarit i kanë përdorur kartat e kreditit në kryeqytet.

Mënyra më e mirë është përdorimi i limituar i ATM dhe kontrolli i herëpashershëm nëpër sportele, pasi paga mujore që ju mezi po e  prisni, mund të firojë nga çasti në cast. 


Më shumë