Çaji është një pije shumë e shëndetshme që mund të na ndihmojë në shumë probleme, por vetëm nëse përgatitet në mënyrën e duhur. Sheqeri, qumështi dhe madje edhe limoni mund të shkatërrojnë vetitë e tij shëruese, kështu që rekomandohet të pini çaj pa asnjë shtesë.
Nëse ende nuk mund ta pini pa shtesa, atëherë ne ju sugjerojmë një alternativë: Nëse vërtet nuk mund të pini çaj jo të ëmbël, vendosni një lugë çaji mjaltë në vend të sheqerit.
Sheqer ose ëmbëltues të tjerë
Sheqeri është shtesa më e keqe që mund të përdorni në çaj. Nga ana tjetër, ëmbëltuesit janë një zgjedhje më e mirë se sheqeri, por Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave këshillon që përdorimi i tyre të jetë i kufizuar.
Qumështi
Do të habiteni nga disa hulumtime që kanë treguar se ky nuk është kombinimi më i mirë, veçanërisht nëse çaji pihet për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.
“Duke shtuar qumështin e lopës të zier në çaj, ne zvogëlojmë efektin e tij pozitiv, pra efektin që ka në relaksimin e enëve të gjakut”, thonë rezultatet e një studimi të botuar në “European Cardiovascular Journal”.
Limoni
Nëse ju pëlqen të freskoni çajin tuaj me limon, shtojeni atë vetëm kur nxirrni qesen. Limoni ul “vlerën e pehashit” të çajit, i cili ndihmon që metalet të rrjedhin më lehtë në çaj.