Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
2.1kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Kufoma e gjetur në Dajt, ende mister identiteti

spot_img

Lajme të ngjashëm

Edhe pse kanë kaluar disa orë ngja gjetja e një kufome të seksit mashkull në Dajt, duket se ekspertëve në mordun e Tiranës do t’i duhet më shumë kohë për ta identifikuar.

Menjëherë pasi kanë marrë lajmin për një trup të pajetë që u gjet ditën e sotme në zonën e malit të Dajtit, të afërmit e Enver Stafukës, i rrëmbyer në shkurt të vitit të kaluar, kanë shkuar në morgun e Tiranës pas dyshimeve se mund të jetë ai.

Trupi i pajetë u gjet i varrosur jo shumë thellë në tokë, pa rroba dhe me dy plumba në gjoks e kokë. Menjëherë pas zhvarrosjes, trupi u dërgua në morgun e Tiranës ku kanë nisur procedurat për identifikimin.

Ekspertët e kriminalisikës kanë marrë gjurmët e gishtave ndërsa mund të kryhen edhe analizat e ADN-së. Besohet se personi i paidentifikuar është vrarë rreth 6 muaj më parë.

Enver Stafuka u rrëmbye nga 4 persona të paidentifikuar e të veshur me uniforma policie. 48 vjeçari dyshohet si personi që kishte vjedhur automjetin tip “BMW” me të cilin u krye atentati ku mbeti i vrarë kryekomisari Dritan Lamaj.

Më shumë




spot_img








spot_img