Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka njoftuar bllokimin e parë të pjesshëm me tre javë kufizime për dyqanet, sportin dhe supermarket për shkak të shifrave të larta të Covid-19. Baret, restorantet dhe dyqanet që nuk shesin gjërat e nevojshme duhet të mbyllen në orën 19:00 me orën lokale.
Ai u shpreh se për fat të mirë pjesa më e madhe e njerëzve në Holandë janë vaksinuar kundër koronavirusit. Ndësra bllokimi i pjesshëm tre-javor do të fillojë të shtunën në mbrëmje.
Baret, restorantet dhe dyqanet që nuk shesin gjërat e nevojshme duhet të mbyllen në orën 19:00 me orën lokale.
Sporti profesional do të vazhdojë, por pas dyerve të mbyllura, duke përfshirë ndeshjen kualifikuese të Holandës për Kupën e Botës në futboll kundër Norvegjisë më 16 nëntor, kinematë dhe teatrot do të qëndrojnë të hapura.