Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
21 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Kufizim deri në 15 km rreze lëvizjeje’, Gjermania gati listën me ashpërsimin e masave anti-Covid, ja kur hyjnë në fuqi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

72b276e8cb2387dc0e75deaebbc99fcf

Pas Anglisë, karantinës totale për shkak të përhapjes së Covid-19 po i drejtohet Gjermania.  

Është kancelarja, Angela Merkel ajo që e ka pohuar një gjë të tillë, teksa ka pranuar se më 25 janar do të vendoset nëse duhet të ashpërsohen kufizimet për të frenuar infeksionet e koronavirusit.

“Ne duhet të kufizojmë kontaktin në mënyrë më rigoroze. Ne kërkojmë nga të gjithë qytetarët të kufizojnë kontaktin në minimumin absolut,” tha mes të tjerash Merkel.

Në listën e kufizimeve pritet të kufizohet lëvizja në një rreze prej 15 kilometrash në qytete dhe zona ku numri i rasteve të reja të koronavirusit është mbi 200 për 100,000 banorë gjatë shtatë ditëve.

Anëtarët e çdo shtëpie do të lejohen të takojnë vetëm një person tjetër në publik. Kjo krahasohet me një rregull aktual sipas të cilit tubimet publike janë të kufizuara në pesë persona nga dy familje.  

Dyqanet dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të janarit. Shkollat ​​gjithashtu duhet të qëndrojnë të mbyllura, me mësimin që do të zhvillohet on-line të paktën deri në fund të këtij muaji.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 11,897 për një total prej 1,787 milionë, tha sot Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive. Numri i të vdekurve u rrit me 944, duke e dërguar në 35,518 totalin e viktimave.

Gjermania kishte vendosur një bllokim të pjesshëm në nëntor, por u detyrua të mbyllë shkollat, dyqanet dhe restorantet në mes të dhjetorit pasi hapat fillestarë dështuan të kishin ndikimin e dëshiruar.

Gjermania po përgatit për një vaksinë kundër COVID-19 por media dhe disa zyrtarë kanë kritikuar qeverinë për fillimin e ngadaltë dhe për porositjen e shumë pak dozave. Deri sot, rreth 317,000 njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img