Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Kufiri detar me Greqinë, Rama flet për akuzat: Kollitet dikush në Athinë këtu plas rrufa, pjellë e marrëzisë së presidentit dhe ish-presidentit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me gazetarët ka folur edhe për kufirin detar me Greqinë dhe zgjerimin e saj me 12 milje në detin Jon.

Rama tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë, ndaj edhe kjo çështje po shkon në Gjykatë, ndërsa shton se kjo është një marrëzi e Ilir Metës dhe Sali Berishës për të shkaktuar trazira dhe për të përfituar në zgjedhje.

“Çfarë ka ktu akoma për mos u kuptuar unë besoj që çdo mendje normale mjafton të përqëndrohet e kupton se për çfarë bëhet fjalë. Ata që i fryjnë zjarrit janë të qëllimshme qoftë nga Lalzi qoftë nga presidenca apo Prishtina janë të qëllimshme e kam të vështirë të besoj se këta fryrës të jenë kaq të mangët nga mendja e kokës por kjo që bëjnë për mua është e qëllimshme. E qëllimshme për të luajtur me ndjenjat kombëtare, ndjeshmëritë patriotike për të shfrytëzuar rastin për të krijuar një sebep për sherr.

Shqipëria në vitin 1990 ka bërë ekzaktësisht këtë që ka bërë Greqia sot. E kam rishpjeguar. Çdo shtet që ka dalje në det ka të drejtën të zgjerohet 12 milje përtej kufirit ekzistues të njohur më parë, aty ku është e mundur. Shqipëria e ka ushtruar këtë të drejtë në vititn 1990. E ka depozituar faktikisht ushtrimin e kësaj të drejte në maj të 1990 në Kombet e Bashkuara. Nuk rezulton që Greqia të ketë bërë një reagim apo një deklaratë. Është e drejtë e çdo vendi. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Greqia për detin Jon.

Deti Jon është më shumë përtej detit Jon. Nuk ka mundësi fizike për tu shtrirë 12 milje për dy vende. Nëse kjo do ishte kështu, pse jemi në gjyq ne. Si funksionon kështu mes shteteve në mes të Europës. Çfarë të reagojmë ndaj Greqisë kur kjo është pjellë e marrëzisë shqiptare, kur e prodhon mendja e autoritetit më të lartë të Shqipërisë. Nuk ka asnjë lloj lidhje me zonën e kontestuar mes nesh. Këta janë autorët e marrëveshjes të 2009, janë firmosësit e marrëveshjes famëkeqe. Ishte këmbëngulja jonë, rezistenca që pala greke më në fund erdhi në tavolinë për të negociuar një marrëveshje të re.

Një marrëveshje të re të drejtë të ndershme. Këtu jemi sa herë tështin dhe kollitet dikush në Athinë këtu plas rrufa e madhe për sryse komplet të tjera për arsye lufte për pushtet. O jam agjent turk që lufton me Greqinë ose agjent grek që lufton me Turqinë. Unë jam kryeministri i Shqipërisë ”  tha Rama.

I pyetur se kur do të shkojë në Hagë Rama u shpreh: Është një proces i tërë nga përgatitja për atë gjykatë. Pjesa që duhet të merret me këtë punë, po merret me këtë punë. Po është një proces i tërë dhe ka disa shkallë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img